Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Ferizajit dhe “KEEN"

Data e publikimit

16195056_727761114056811_7516792135634877889_n

Kryetari i Komunës së Ferizajit, z. Muharrem Sfarqa, ka nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit në mes të Komunës së Ferizajit dhe “Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim” për dy projekte në fushën e arsimit dhe përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Ferizajit.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve të bashkëpunimit është hartimi i Planit Lokal të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Ferizajit 2017-2021 dhe hartimi i Planit Zhvillimor për Arsim 2017-2021 në Komunën e Ferizajit.

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN është projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me organizatat tjera të shoqërisë civile (ATTA, BSFK, APPK, SPARK), të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Ky koalicion ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.