Mundësi Punësimi

Data e publikimit

Mundësi Punësimi (1)
Pozita: Zyrtar i projektit – PRAKTIKANT

 

Përshkrimi: Praktikanti është përgjegjës për të kryer detyra në realizimin e aktiviteteve të projektit “RRJETI K-RAE-EYN (FAZA 2)”.Projekti ka për qëllim  zgjerimin dhe forcimin e rrjetit KRAEEYN, rrjet ky i profesionistëve dhe para-profesionistëve për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Më shumë informacion për projektin dhe KEC-in nmund të gejni në web faqen e organizatës www.kec-ks.org

 

Kualifikimet: ·         Të jetë student i vitit të fundit në universitet ose i posa diplomuar;

·         Njohje e aspekteve administrative dhe financiare të menaxhimit të projekteve;

·         Njohuri të mira të kuptuarit dhe shkruarit të gjuhës shqipe dhe angleze;

·         Njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pakove standarde softuerike, me qëllim të organizimit të punës.

 

Detyrat e punës: Përshkrimin e plotë të detyrave të punës e gjeni në këtë dokument:

Zyrtar i projekteve – PRAKTIKANT

 

Data e synuar e fillimit të punësimit 1 qershor 2017
Kohëzgjatja e punësimit 6 muaj

Inkurajohen kandidatët nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikojnë për këtë pozitë.

Formulari i plotësuar i aplikimit Aplikacioni per pune bashkë me një letër motivimi duhet të dërgohen me e-mail në adresën mundesipunesimi@kec-ks.org  jo më vonë se më 18 maj 2017 në orën 16.  Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen për procedura të mëtutjeshme.

Pa thirrje telefonike dhe vizita në zyrat tona!