Lajme

Lidhja e Shkollave me Biznese në kuadër të ASSET

26 Qershor, 2018
Description

Në kuadër të Programit të financuar nga USAID “Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt – ASSET” filloi zbatimi i aktivitetit “Lidhja e Shkollave me Biznese”.

Donika Gjini dhe Vlera Muhaxhiri janë nxënëset e para nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë, të cilat janë duke kryer një hulumtim me të rinjtë e Gjakovës në kuadër të punës praktike në “Kolegji Universum Gjakovë“. Qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit të përfitojnë shkathtësi praktike për jetë dhe punë përmes ndërmarrjeve të ndryshme vendore.

Programi ASSET menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës-KEC në partneritet me Fhi360 dhe Crimson Capital Corp.

Lajme