Lajme

Konferenca përmbyllëse e projektit “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve”

21 Qershor, 2018
Description

Konferenca përmbyllëse e projektit “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve” ku po bëhet prezantimi i rezultateve të projektit dhe rekomandimeve për hapat e mëtutjeshëm në këtë sektor.

Gjatë konferencës grupet e nxënësve të ndërmjetësimit të shkollave përfituese të projektit prezantuan projektet e tyre.

35844443_994704827362437_4557324819225378816_n

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe forumZFD – Kosovo Program me përkrahjen e Unicef Kosovo Programme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT, përgjatë dy viteve kanë zbatuar projektin “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve”. Qëllimi i projektit ka qenë përkrahja e shkollave dhe komunave për të zbatuar Rregulloren QRK 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar, përmes fuqizimit të kapaciteteve të shkollave dhe ngritjes së vetëdijes për ta trajtuar në mënyrën e duhur problemin e dhunës. Projekti ka mbështetur 70 shkolla për krijimin e Ekipeve të ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve.

Lajme