Konferenca “Mësimdhënia digjitale – Perspektiva e së ardhmes”

Data e publikimit

DSC_0985

Sot, u mbajt Konferenca “Mësimdhënia digjitale – Perspektiva e së ardhmes” në kuadër të projektit “Më mëso mua” (School Me).

Qendra për Arsim e Kosovës-KEC në bashkëpunim me partnerë për 2 vite ka pilotuar zbatimin e projektit “Më mëso mua” në 23 shkolla në mbarë Kosovën. Arritjet në zbatimin e projektit, si dhe puna e mësimdhënësve dhe nxënësve në realizimin e projekteve shkollore përmes hulumtimit dhe përdorimit të platformave digjitale u prezantuan dhe vlerësuan në këtë konferencë. Gjithashtu, përgjatë konferencës u shpërblyen shkollat për realizimin e projekteve që ndërlidhen me zbatimin e teknologjisë së informacionit në orët mësimore dhe platformës “Më mëso mua”.

DSC_1005

Qëllimi i projektit është aftësimi i mësimdhënësve për të zhvilluar kompetencat e të nxënit të nxënësve të përcaktuara në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës përmes shfrytëzimit të platformës digjitale “Më mëso mua”, si dhe të burimeve të tjera online në procesin mësimor.