Konferenca: “Mbrojtja e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”

Data e publikimit

KOSINT

Ekipi i projektit “Zhvillim dhe përparim për të gjithë – KOSINT 2020” ka organizuar konferencën për “Mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”.

Në këtë konferencë u diskutua korniza ligjore, mekanizmat dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e njeriut, dhe dispozitat ndëshkuese në rast të shkeljes së të drejtave në këto sektore: Arsim, Punësim, Banim dhe Mirëqenie Sociale.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë së Punësimit në Republikën e Kosovës, përfaqësues të departamenteve të ndryshme të komunave nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, Qendra për Punë Sociale, zyra e Avokatit të Popullit, dhe përfaqësues të shoqërisë civile lokale dhe ndërkombëtare.