Lajme

Takimi i Komitetit Drejtues të Projektit “Përgatitja e mësuesve të ardhshëm: Edukimi për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut”

7 Shkurt, 2020
Description

Me datat 06-07 shkurt u mbajt takimi dytë i Komitetit Drejtues të Projektit “Përgatitja e mësuesve të ardhshëm: Edukimi për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut”. Në këtë takim po marrin pjesë anëtarët e Komitetit Drejtues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, trajnerët e angazhuar në projekt dhe përfaqësuesit e “The European Wergeland Centre – EWC”.
Projekti “Përgatitja e mësuesve të ardhshëm: Edukimi për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut” përkrahet nga Qeveria e Norvegjisë dhe zbatohet nga EWC, ka filluar zbatimin në muajin mars të vitit 2019.
Qëllimi kryesor i projektit është: të përmirësohet cilësia e arsimit për mësuesit e ardhshëm në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, përmes partneriteteve rajonale të institucioneve që ofrojnë shërbime për mësimdhënësit para dhe pas shërbimit, përfshirë edhe autoritetet kombëtare të arsimit, ku do të zhvillohen dhe do të ofrohen module për Qytetarinë dhe të Drejtat e Njeriut për të mbështetur zbatimin e reformave demokratike të arsimit në Ballkanin Perëndimor.

 

Lajme