Filloi Shkolla Verore, e organizuar në kuadër të Programit ASSET

Data e publikimit

IMG_1101

Sot në Gjimnazin “Xhevdet Doda” filloi Shkolla Verore, e organizuar në kuadër të Programit të USAID Kosovo “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” (ASSET). Gjatë këtyre dy ditëve, nxënësit dhe mësimdhënësit do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme si: elektronikë, edukim për media, ndërmarrësi, teknologji muzikore dhe debat për përdorimin e teknologjisë në shkolla. Të gjitha aktivitetet do të ofrohen përmes përmbajtjeve atraktive gjatë të cilave nxënësit dhe mësimdhënësit mund të bashkëpunojnë, mësojnë dhe argëtohen njëkohësisht.

Programi ASSET menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Fhi360 dhe Crimson Capital Corp.