Përmes aktiviteteve të ndryshme kreative si lojëra, këndim, recitim, vallëzim, shfaqje baleti, maskota me personazhe të preferuara të fëmijëve si dhe shpërndarje të librave, fëmijët e komunës së Kamenicës, Vushtrrisë dhe Ferizajit festuan dhe u argëtuan në ditën e tyre.
Aktivitetet u organizuan përmes projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – TACA” në bashkëpunim me tri komunat përfituese të projektit.