Data e publikimit
Ky projekt përkrahet nga SMART Balkans (Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor) dhe ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë, familjet dhe komunitetin për të dalluar dhe adresuar rreziqet që burojnë nga interneti dhe për të kontribuar në transformimin digjital shoqëror.
Projekti ofron qasje strukturore dhe gjithëpërfshirëse në adresimin e çështjes së Edukimit Medial. Përmes kësaj qasjeje, projekti synon të ndërhyjë në nivele të ndryshme të shoqërisë, duke përfshirë: mbështetjen e të rinjve përmes trajnimeve; përkrahjen e shkollave në krijimin e Klubeve Mediale; përfshirjen e familjeve të të rinjve përfitues në aktivitetet e Klubeve Mediale; si dhe angazhimin e të rinjve në ofrimin e sesioneve trajnuese për të rriturit (mësimdhënësit, prindërit, pensionistët), bazuar në metodologjinë “Shërbimi në komunitet”.
THIRRJE PËR SHKOLLAT
Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, në kuadër të projektit “Të rinjtë për digjitalizim” fton shkollat e mesme të larta (gjimnaze dhe shkolla profesionale) të Kosovës që të aplikojnë për të bashkëpunuar me projektin.
Aktivitetet kryesore që parashihen të zbatohen në partneritet me shkollat e përzgjedhura janë:
-Krijimi i Klubeve Mediale në 7 shkolla të mesme të larta;
-Përgatitja dhe ofrimi i pakos së trajnimeve për Klubet Mediale;
-Zhvillimi i kapaciteteve të të rinjve në fushën e Edukimit Medial;
-Themelimi i Rrjetit joformal i Klubeve Mediale, nga shkollat partnere;
-Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve në shkollë nga Klubet Mediale;
-Publikimi i praktikave të mira në kanalet zyrtare të komunikimit të shkollave partnere;
-Mbështetja e Klubeve Mediale për përgatitjen e të rinjve me aftësitë e domosdoshme për të dalluar dhe adresuar rreziqet që burojnë nga interneti;
-Organizimi i fushatave vetëdijesuese mbi transformimin digjital shoqëror për komunitetin;
-Organizimi i ngjarjes përmbyllëse të projektit.
Për t’u kualifikuar për partneritet në projekt, shkolla duhet:
-Të jetë shkollë publike e nivelit të mesëm të lartë;
– Të dërgojë letër përkrahjeje nga DKA për gatishmërinë e përkrahjes gjatë projektit;
– Të dëshmojë gatishmërinë e menaxhmentit dhe stafit për të përkrahur dhe për të marrë pjesë në aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të projektit
– Të jetë e gatshme të shkëmbejë praktika pozitive, sfida dhe mësime të nxjerra me shkollat tjera të projektit përmes aktiviteteve të përbashkëta të projektit;
– Të dëshmojë praninë e praktikave gjithëpërfshirëse;
– Të ketë përvoja me projekte apo programe në aktivitete jashtëkurrikulare.
Shënim:
Shkollat të cilat momentalisht janë pjesë e projekteve të KEC nuk do të përzgjidhen.
Shkollat e interesuara mund të aplikojnë duke dorëzuar Formën e Aplikimit dhe përkrahjen me shkrim nga DKA në e-mail adresën hzylfiu@kec-ks.org deri më 7 shtator 2023, ora 16.30.
Për informata shtesë, mund të na kontaktoni në e-mail adresën e lartshënuar.