Data e publikimit
Nga data 22 gusht 2016, ka filluar trajnimi i 480 mësimdhënësve me bazë në shkollë, nga 16 shkolla në mbarë Kosovën përfituese të projektit “Më mëso mua.
Trajnimi ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të shkollave për të shfrytëzuar burimet online në procesin mësimor, për implementimin e kurrikulës, si dhe për zhvillimin e kompetencave të nxënësve për shfrytëzimin e këtyre burimeve në procesin e përvetësimit të njohurive dhe zhvillimit të shkathtësive të tyre.
Mësimdhënësit e trajnuar, do të shfrytëzojnë platformën digjitale “Më mëso mua” në procesin mësimorë duke filluar nga data 1 shtator 2016.