Lajme

Filluan trajnimet e mësimdhënësve për fazën e dytë të projektit “Kosovision Contest”

25 Janar, 2017
Description

Në kuadër të projektit “Kosovision Contest”, kanë filluar trajnimet e mësimdhënësve të cilët vazhdojnë realizimin e projekteve të tyre në shkolla, si fazë e dytë e projektit.

Mësimdhënësit po marrin njohuritë e duhura mbi realizimin e projekteve dhe plotësimin e projekt propozimeve. Këto projekt propozime do të shqyrtohen nga ekipi vlerësues i projektit, me ç’rast edhe nënshkruhen kontratat e tyre për fillimin e projekteve shkollore. Mësimdhënësit, gjithashtu pajisen edhe me materialet e punës për realizim të projekteve.

Gjatë këtyre trajnimeve është organizuar edhe përzgjedhja e rastësishme e klasave të cilat do të jenë pjesë e aktiviteti social në malet e Sharrit.

Lajme