Lajme

Filloi trajnimi bazik 5 ditor “Hap pas Hapi” për tutorë dhe fasilitatorë, në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2″

17 Tetor, 2016
Description

Gjatë kësaj fundjave filloi trajnimi bazik 5 ditor “Hap pas Hapi” për tutorë dhe fasilitatorë, në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2”. Pjesa tjetër e trajnimit do të mbahet me datat 22-23 tetor 2016.

Metodologjia “Hap pas Hapi” me fëmijën/nxënësin në qendër, ka për synim që gjeneratat e reja të jenë të afta të ballafaqohen me ndryshime, të jenë kritikë dhe të zgjidhin problemet në mënyrë të drejtë, të jenë të pavarur në marrjen e vendimeve, të jenë tolerant, të interesohen për komunitetin dhe po ashtu të jenë të aftë për të zbatuar ndryshimet pozitive në një shoqëri të lirë, të hapur dhe demokratike.

Projekti “EU SIMRAES 2” ka për qëllim të mbështesë Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe multietnike duke zbatuar strategjinë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe planin e saj të veprimit.

Lajme