Filloi edicioni i tretë i Shkollës pranverore “AniMat”

Data e publikimit

DSC_0482

Në lokalet e Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) dhe shkollës “Mileniumi i Tretë” filloi edicioni i tretë i Shkollës pranverore për matematikë dhe shkencë kompjuterike “AniMat”. Nxënësit pjesëmarrës vijnë nga vise të ndryshme të Kosovës dhe instruktorë janë dy doktorantë nga Franca, Nicolas K. Blanchard dhe Siargey Kachanovich. Gjatë javës, sa zgjat programi, nxënësit pjesëmarrës do të sfidohen me detyra interesante dhe diskutime në një ambient miqësor që për qëllim ka avancimin e njohurive dhe shkathtësive të tyre në dy fusha themelore për shoqëritë moderne. Shkolla organizohet nga AniMat Prishtina dhe mbështetet nga Animath Paris, Ambasada e Francës në Prishtinë, KEC dhe “Mileniumi i Tretë”.