Lajme

Filloi aktiviteti “Lidhja e Shkollave me Biznese”në kuadër të Programit ASSET

31 Maj, 2018
Description

Filloi aktiviteti “Lidhja e Shkollave me Biznese” në kuadër të Programit ASSET të USAID Kosovo “After School Support for Teens” (Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt), me c’rast u nënshkruan marrëveshjet në mes të bizneseve vendore me shkollat përfituese të programit – “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ky aktivitetet ka për qellim angazhimin e bizneseve dhe ndërmarrjeve të interesuara që të përkrahin nxënësit në zhvillimin e shkathtësive për punë përmes projekteve dhe përvojës praktike.

Programi ASSET menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Fhi360 dhe Crimson Capital Corp.

Një falemnderim i veçantë për: UBT – Higher Education Institution,BONEVET PrishtinaBONEVET GjakovaKolegji UniversumKolegji Riinvest – Riinvest CollegeCacttus EducationPBC academyJakova Innovation CenterInnovation Centre Kosovo, Creative shpk, IntertexAtele Ardita – ShowroomAdaptivit Engineering, dhe Shoqata e Kosoves për Veshëmbathje dhe Marketing (KAMA).

Lajme