Lajme

Çmimet vjetore për artikujt dhe reportazhet më të mira në media që trajtuan temën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijës në Kosovë për vitin 2017

19 Dhjetor, 2017
Description

Sot, u ndanë çmimet vjetore për artikujt dhe reportazhet më të mira në media që trajtuan temën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijës në Kosovë për vitin 2017, në kuadër të projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Projektet menaxhohen nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me forumZFD – Kosovo Program dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë KOMF.

DSC_0715

Të pranishëm ishin përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, Avokatit të Popullit, Organizatave joqeveritare dhe mediave.

Fitues të këtyre çmimeve janë: Agan Hajdarhoxha – Klan Kosova; Dafina Halili – Kosovo 2.0; Edona Kutleshi – Koha Ditore; Vullnet Krasniqi – Insajderi; Saranda Bujupi Rama – emisioni Familja Ime, Klan Kosova.

DSC_0879

Lajme