Certifikimi i pjesëmarrësve të Akademisë 2015

Data e publikimit

15697921_712591812240408_8243094380764401802_n

Pas një viti pune në promovimin e qasjes tërëshkollore në edukimin për qytetari demokratike dhe edukimin për të drejtat e njeriut, pjesëmarrësit e Akademisë së Kosovës për Edukimin për Qytetari Demokratike dhe Edukimin për të Drejtat e Njeriut 2015, u rikthyen për të kurorëzuar këtë punë në një një takim reflektues që u përcoll edhe me certifikim. Përfaqësuesit e 11 shkollave, gjithsej 33 veta morën certifikatat që dëshmojnë formalisht kryerjen me sukses të programit të Akademisë, program që përbëhej prej trajnimit pesëditor dhe punës në shkollë dhe komunitet në zbatimin e projekteve shkollore në fushën e qytetarisë demokratike dhe të drejtave të njeriut.