Ceremonia e fillimit zyrtar të projektit "MJEDIS I DIGJITALIZUAR SHKOLLOR PËR TË MBËSHTETUR MËSIMDHËNËSIT DHE NXËNËSIT PËR TË MËSUAR GJATË TËRË JETËS"

Data e publikimit

Capture
Sot, në prani të përfaqësuesve të UNICEF, drejtorëve të shkollave përfituese dhe stafit nga Qendra për Arsim e Kosovës u prezantua projekti “Mjedis i digjitalizuar shkollor për të mbështetur mësimdhënësit dhe nxënësit për të mësuar gjatë tërë jetës”.
Projekti ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për transformimin digjital të arsimit që u mundëson mësuesve dhe 22 shkollave përfituese të shfrytëzojnë potencialin e mësimit të kombinuar, me synim arsimin cilësor gjithëpërfshirës, përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe zhvillimin e aftësive për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë.
Gjatë ceremonisë përveç fjalëve të rastit dhe prezantimit të projektit poashtu u nënshkruan edhe memorandumet e mirëkuptimit me shkollat përfituese nga 4 komuna të Kosovës.
Projekti zbatohet nga KEC në bashkëpunim me Unicef Kosovo Programme.