Aktiviteti në Malet e Sharrit në kuadër të projektit "KOSOVISION CONTEST"

Data e publikimit

unnamed (2)

Në kuadër të projektit “KOSOVISION CONTEST”, është duke u realizuar aktiviteti i shpërblimit të rastësishëm në Malet e Sharrit.
Këtë vit, patën fatin që një aktivitet të tillë ta fitojnë shkolla “Dardania”, Prishtinë me mësuesen Fatmire Berisha dhe shkolla “Naim Frashëri”, Podujevë me mësuesen Remzije Mehmeti.

Aktivitete të shumta po zhvillohen gjatë këtyre ditëve dhe nxënësit janë shumë të entuziazmuar. Përveç kënaqësisë së lojërave të ndryshme në borë, ky organizim ka ndikim edhe në bashkëpunimin mes nxënësve dhe dy shkollave.