Lajme

Aktivitete për 1 Qershorin-Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

1 Qershor, 2018
Description

Për të shënuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, po zhvillohen aktivitete të shumta në kuadër të projekteve të implementuara nga Qendra për Arsim e Kosovës-KEC.

Në kuadër të projektit EU-SIMRAES II, janë duke u organizuar aktivitete në të gjitha qendrat mësimore. Aktivitetet përfshijnë lojëra të ndryshme me fëmijë, punime të nxënësve, recitime, debate, këngë e valle. Në këtë ditë, hapet zyrtarisht edhe fushata për regjistrim të fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin parafillor dhe arsimin e obligueshëm, si një nga objektivat kryesore të projektit.

Aktivitetet janë organizuar me pjesëmarrjen e fëmijëve nga të gjitha komunitetet dhe bashkëpunimin nga prindërit, zyrtarët komunalë, organizatat e shoqërisë civile, mediet dhe anëtarët e komunitetit. Mbi 1000 fëmijë janë pjesë e këtyre aktiviteteve në komunat Fushë Kosovë, Obiliq, Gjakovë, Rahovec, Prizren, Istog dhe Mitrovicë.

Në anën tjetër, Zyrtarë të KEC të cilët janë pjesë e Grupit Punues të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve po marrin pjesë në konferencën “Promovimi i paqes nëpërmjet edukimit” e organizuar nga MAShT.

Lajme