Mirė se vini nė faqen tonė tė internetit!
 

Personi kontaktues: Melinda Mula

 

Mendimi Kritik gjatė Leximit dhe Shkrimit

 

Programi MKLSh

Programi “Mendimi Kritik gjatė Leximit dhe Shkrimit” - MKLSh ėshtė njė iniciativė e Institutit pėr Shoqėri tė Hapur dhe Shoqatės Ndėrkombėtare tė Leximit, qė pėrkrahin reformat arsimore nė mbarė botėn. MKLSh bazohet nė idenė e praktikave demokratike nė shkolla, tė cilat shtojnė interesimin e nxėnėsve pėr tė nxėnė dhe luajnė rol tė rėndėsishėm nė transformimet drejt shoqėrive mė tė hapura dhe demokratike. Programi ėshtė aktiv nė 29 vende tė Evropės Qendrore, Lindore dhe tė Azisė sė Mesme. MKLSH ėshtė njė program pėr trajnimin e mėsimdhėnėsve i bazuar nė modelin “trajno-trajnerin” dhe zbatohet drejtpėrdrejt nė klasė, nė nivele tė ndryshme tė shkollimit dhe lėndė tė ndryshme. Pėrmes trajnimeve synohet pėrgatitja e mėsimdhėnėsve pėr kėrkim dhe zbatimin e metodave bashkėkohore tė mėsimdhėnies dhe tė nxėnit.

Qėllim i programit ėshtė zhvillimi i shkathtėsive pėr mėsimdhėnie efektive nė klasė duke ofruar mundėsi pėr zhvillim profesional tė mėsimdhėnėsve tė bazuar nė strategjitė dhe teknikat e MKLSh-sė.

Metodat e MKLSh-sė janė tė adaptuara pėr klasat me qėllim qė tė pėrkrahin:

  • Tė pyeturit aktiv

  • Tė menduarit kritik

  • Tė mėsuarit e vetinicuar

  • Tė mėsuarit nė grupe

  • Proceset e tė lexuarit dhe tė shkruarit

  • Vlerėsimin alternativ

  • Zgjidhjen e problemeve.
     

MKLSh nė Kosovė
Nė Konferencėn ndėrkombėtare tė MKLSh-sė nė Keszthely, nė Hungari nė vitin 2000, ėshtė vendosur qė edhe Kosova tė pėrfshihet nė rrjetin e vendeve qė zbatojnė programin e MKLSh-sė.

Synimet e pėrgjithshme tė programit janė:

  • T'i kontribuojė themelimit tė njė sistemi pėr trajnimin e mėsimdhėnėsve me metodologjinė bashkėkohore tė mėsimdhėnies; dhe

  • Tė ndihmojė mėsimdhėnėsit nė krijimin e njė atmosfere miqėsore tė tė nxėnit nė klasa.

Objektivat specifike tė programit janė:

  • Tė ofrojė zhvillim profesional tė mėsimdhėnėsve tė tė gjitha niveleve dhe lėndėve mėsimore pėrmes aftėsimit tė tyre pėr zbatimin e teknikave dhe strategjive tė programit tė MKLSh-sė

  • Tė pėrkrahė dhe koordinojė funksionimin e bordeve lokale pėr kėshillim tė vazhdueshėm dhe certifikim tė mėsimdhėnėsve tė MKLSh-sė nė 7 qendrat kryesore tė Kosovės

  • Tė organizojė punėn e Bordit Qendror pėr certifikim tė trajnerėve tė MKLSh-sė

  • Tė botojė libra / materiale tė ndryshme pėr tė lehtėsuar punėn e mėsimdhėnėsve nė klasa

  • Tė forcojė rrjetin e trajnerėve pėrmes ofrimit tė literaturės sė nevojshme

  • Tė pėrhapė informacion pėr programin e MKLSh-sė pėr tė gjitha palėt e interesuara

Disa nga tė arriturat e pėrgjithshme tė porgramit MKLSh

Tė arriturat kryesore tė Programit.– Nė vitet 2012 dhe 2013 ky program ka pasur mjaft aktivitet, si nė formė tė zhvillimit te aktiviteteve tė tij tė zakonshme, ashtu edhe nė forme tė varianteve tė tjera tė implementimit tė programit qė janė shpjeguar mė poshtė.  

2.1. Vlerėsimi i programit MKLSh Nė shtator tė vitit 2012, KEC nė bashkėpunim me zyrėn e OSI angazhuan njė ekspert ndėrkombėtar dhe njė ekip tė trajnerėve vendor pėr tė bėrė njė vlerėsim tė impaktit tė programit tė MKLSh nė Kosovė. Deri nė fund tė vitit 2012, eksperti pėrgatiti metodologjinė e hulumtimit, analizoi tė gjitha raportet e pėrgatitura nė kuadėr tė kėtij projekti, si dhe pėrgatiti 2 instrumente pėr vlerėsim, si protokollin pėr monitorim nė klasė dhe pyetėsorin pėr mėsimdhėnėsit.

Ndėrsa gjatė vitit 2013, u realizuan disa aktivitete si: Caktimi i 3 grupeve me nga 15 mėsimdhėnės tė cilėt do tė pėrfshiheshin nė vlerėsim, Monitorimi nė klasa i 45 mėsimdhėnėsve tė pėrzgjedhur Ofrimi i ndihmės kėtyre mėsimdhėnėsve pėr tė plotėsuar pyetėsorėt Organizimi i 4 fokus grupeve me mėsimdhėnės dhe nxėnės Organizimi i intervistave me 23 pėrfaqėsues tė institucioneve tė ndryshme arsimore dhe ekspertė tė fushės Pėrgatitja e raportit final. Nė hulumtim morrin pjesė 3 grupe tė mėsimdhėnėsve: 13 mėsimdhėnėsve qė kishin marrė pjesė nė vlerėsimin e vitit 2003, 15 mėsimdhėnėsve qė janė trajnuar nė 5 vitet e fundit, si dhe 15 mėsimdhėnėsve qė nuk janė pėrfshirė nė trajnim. Tė gjithė kėta mėsimdhėnės janė monitoruar nė klasė dhe kanė plotėsuar pyetėsorin lidhur me perceptimet e tyre lidhur me procesin e mėsimdhėnies dhe tė nxėnit, si dhe kontributin qė kanė dhėnė programi i MKLSh nė pėrmirėsimin e tij. Tė dhėnat nga monitorimet nė klasė dhe nga pyetėsorėt janė pėrpunuar me programin SPSS.

Pėr tė kuptuar mė mirė perceptimet e mėsimdhėnėsve, si dhe pėr tė sqaruar disa tė dhėna qė dolėn si rezultat i analizės sė pyetėsorėve, eksperti ndėrkombėtar nė bashkėpunim me ekipin vendor organizuan 4 fokus grupe me mėsimdhėnės dhe nxėnės, si dhe organizuan 23 intervista me ekspertė tė fushės sė arsimit nė Kosovė. Tė gjitha tė dhėnat u publikuan nė raportin pėrfundimtar, i cili pėrveē rezultateve pėrmban dhe rekomandimet pėr realizimin me sukses tė programit nė tė ardhmen. Rezultati mė interesant i kėtij raporti ėshtė se programi ka bėrė njė impakt jo vetėm nė procesin mėsimor, por edhe nė tė gjithė sistemin e arsimit nė Kosovė. Shumė programe janė zhvilluar duke u bazuar nė kėtė program, si dhe shumė pjesėmarrės nė kėtė program kanė arritur qė duke e shfrytėzuar atė tė ndėrtojnė njė karrierė tė suksesshme ne arsim.  Ky raport ėshtė shpėrndarė te pėrfaqėsuesit relevant tė MAShT, te disa pėrfaqėsues tė DKA, si dhe ekspertė tė fushės sė arsimit nė Kosovė. Prezantimi i kėtij raporti ėshtė bėrė nė takimin vjetor tė Konsorciumit Ndėrkombėtarė tė programit tė MKLSh tė mbajtur nė Bratislavė mė 29-30 nėntor 2013.     

2.2. Aftėsimi i 33 mėsimdhėnėsve pėr zbatimin e MKLSh nė klasa Njė grup i pėrbėrė nga 33 mėsimdhėnės entuziastė tė Komunės sė Podujevės kanė bėrė kėrkesė nė KEC pėr tė marrė pjesė nė programin e trajnimit tė MKLSh. Ky grup ishte i gatshėm tė mbulojė tė gjitha shpenzimet e trajnimit. Duke vlerėsuar vullnetin e kėtyre mėsimdhėnėsve, KEC u ofroi pa pagesė tė gjithė pjesėmarrėsve kompletin e librave, ndėrsa shpenzimet e tjera tė trajnimit u pėrballuan nga pjesėmarrėsit. Trajnimi i kėtij grupi tė mėsimdhėnėsve u realizua nė periudhėn janar – qershor 2013. Tė gjithė mėsimdhėnėsit vijuan me rregull tė gjitha trajnimet, u monitoruan dy herė nė klasė nga trajnerėt dhe pėrgatitėn dosjet me punimet e nxėnėsve dhe mėsimet model qė i kishin realizuar nė klasa. Meqė tė gjithė plotėsuan kriteret e parapara pėr certifikim, ata u certifikuan mė 1 korrik 2013.

 

 

 


 

ballina | pėr ne | kontakti | partnerėt | linqe


 

 

© 2005 - 2010 Copyright KEC