Pėr tė mėsuar mė shumė
nė lidhje me projektin pėr tė drejtat e fėmijės, ju mund tė vizitoni web faqen e veēantė tė kėtij projekti:
www.childrights-ks.org

 

   
 
 
   
 
 
     
Projekti Edukimi pėr Tė Drejtat e Fėmijės
Personi kontaktues: Halim Hyseni
■ Qėllimi i projektit

Qėllimi i kėtij projekti ėshtė avancimi i tė drejtave tė fėmijės nė arsimin e detyruar tė Kosovės, duke ndėrtuar kapacitete lokale dhe duke siguruar nė vazhdimėsi pėrmirėsimin dhe fuqizimin e tė drejtave tė fėmijės.
 

■ Objektivat

►Pėrpilimi i programit pėr trajnimin e 50 trajnerėve pėr tė drejtat e njeriut dhe tė fėmijės;

►Aftėsimi i rreth 50 trajnerėve vendorė pėr tė drejtat e njeriut dhe tė fėmijės;

►Pėrgatitja e programit pėr aftėsimin e 1550 kėshilltarėve pėr tė drejtat e njeriut dhe tė fėmijės nė arsimin fillor dhe tė ulėt tė mesėm;

►Aftėsimi i 1550 mėsimdhėnėsve kėshilltarė pėr tė drejtat e njeriut/fėmijės;

►Themelimi i rreth 600 komiteteve shkollore pėr tė drejtat e njeriut/fėmijės nė tė gjitha shkollat fillore dhe tė ulėta tė mesme tė Kosovės;

►Ofrimi i ndihmės Fakultetit tė Edukimit pėr pėrpilimin e kurrikulit pėr arsimimin dhe aftėsimin e studentėve pėr tė drejtat e njeriut dhe tė fėmijės;

►Rritja e shkallės sė sensibilizimit tė opinionit pėr tė drejtat e njeriut dhe tė fėmijės nėpėrmjet bashkėpunimit me media, tryezave tė rrumbullakėta, publikimeve dhe konferencave;

►Ofrimi i ndihmės nė pėrpilimin e strategjisė nacionale pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijės;

►Edukimi pėr demokraci, paqe dhe tolerancė, nė pėrputhje me angazhimet dhe vlerat e promovuara nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara.

 
■ Arritjet e deritanishme
Implementimi i projektit ka filluar mė 1 nėntor 2003 dhe financohet nga organizata TROCAIRE nė Irlandė. Nga ajo periudhė, fillimisht ėshtė hartuar programi i trajnimit tė trajnerėve; ėshtė organizuar njė punėtori dyditore nė temėn Programi pėr trajnimin e trajnerėve; janė bėrė disa prezantime tė projektit para OJQ-ve, zyrtarėve rajonalė dhe tė drejtorėve tė drejtorive komunale tė arsimit; ėshtė nėnshkruar marrėveshja me Ministrinė e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės; janė pėrzgjedhur 56 trajnerė potencialė: punėtorė arsimi, mjekė e juristė, tė cilėt i kanė vijuar me shumė sukses dhe interesim dy seminare gjashtėditore.

Me qėllim tė pėrzgjedhjes sė trajnerėve, janė hartuar edhe kriteret e certifikimit. Ėshtė vendosur kontakti me dekanin e Fakultetit tė Edukimit pėr tė bashkėrenditur aktivitetet rreth pėrgatitjes sė kurrikulit pėr tė drejtat e fėmijės.

 
Nė procesin e punės janė duke lindur ide tė reja tė cilat po na mundėsojnė qė tė shpresojmė dhe gjithnjė e mė shumė tė besojmė se nė tė ardhmen do tė ndodhin ndryshime shumė pozitive, tė vėzhgueshme dhe tė matshme nė fuqizimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė fėmijės. Kėtė besim e bazojmė nė trajnimet e deritashme me pjesėmarrėsit e pėrzgjedhur – kandidatė potencialė pėr trajnerė, tė cilėt me shumė entuziazėm janė duke punuar qė tė fitojnė sa mė shumė kompetenca profesionale nga pedagogjia e tė drejtave tė njeriut dhe tė fėmijės. Si pjesėmarrėsit, ashtu edhe trajnerėt, por edhe ne menaxhuesit e projektit jemi tė bindur dhe plotėsisht tė vetėdijshėm se Kosova ėshtė nė njė garė ndėrmjet respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe fėmijės dhe tė katastrofės. Ky mendim edhe pse duket pak sa  i tepruar, absolutisht ėshtė i vėrtetė, sepse e ardhmja e Kosovės plotėsisht ėshtė e lidhur me shkallėn e respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe tė fėmijės dhe shkallėn e edukimit e tė arsimimit tė qytetarėve tė Kosovės, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, racore, konfesionale, gjinore, ekonomike etj.

Pėr ketė arsye jemi duke punuar qė procesi i edukimit dhe i arsimimit pėr tė drejtat e njeriut dhe tė fėmijės tė bazohet nė themelet e pedagogjisė konstruktiviste si rrugė mė tė drejtė tė zhvillimit tė secilit qytetar deri te kufijtė e skajshėm tė mundshėm, dhe tė pajisur me vlera humane, siē janė toleranca, mirėkuptimi, ndjenja pėr barazi, drejtėsi, respekt pėr shtetin ligjor, pėr liri tė lėvizjes dhe tė qarkullimit, pėr solidaritet dhe mirėkuptim, pėr qėndrim tė drejtė ndaj pakicave dhe kulturave tė tjera, ndaj mjedisit, shėndetit, diversitetit kulturor, mirėqenies sociale tė tė gjithė qytetarėve, tė parimeve tė demokracisė, etj.

 
Nė procesin e zbatimit tė projektit janė arritur kėto rezultate:
 

Ėshtė hartuar programi i trajnimit trembėdhjetėditor pėr trajnimin e trajnerėve.
Janė mbajtur 13 punėtori me qėllim tė aftėsimit tė trajnerėve pėr tė drejtat e njeriut/fėmijės.
Janė certifikuar 49 trajnerė pėr tė drejtat e njeriut dhe tė fėmijės, nga tė cilėt 46 janė me pėrkatėsi etnike shqiptare, njė ėshtė me pėrkatėsi etnike boshnjake, 2 janė me pėrkatėsi etnike turke (nga aspekti profesional, tre janė juristė me fakultet tė kryer juridik, njė nga ta ėshtė me magjistraturė; dy mjekė; 44 janė mėsimdhėnės, prej tė cilėve tre janė mėsimdhėnės universitarė).
Janė identifikuar 1200 mėsimdhėnės tė arsimit fillor nga tė gjitha shkollat e Kosovės, tė cilit janė pėrfshirė nė trajnime pesėditore.
Deri nė muajin prill 2006, pėr kėshilltarė pėr tė drejtat e fėmijės janė certifikuar 1228 mėsimdhėnės.
Aftėsimi ėshtė bėrė nė pėrputhje me programin paraprak pesėditor, tė hartuar nga stafi udhėheqės i KEC-it.
Me qėllim tė sensibilizimit tė opinionit publik janė mbajtur 18 tryeza, debate televizive, dhe tribuna tė ndryshme.
Ėshtė hartuar Manuali pėr tė Drejtat e Fėmijės. Manuali ėshtė botuar nė gjuhėn shqipe, turke dhe serbe- boshnjake.
Nė bashkėpunim e me UNICE-in , ILO-an, IPEC-un pėr trajnerėt e certifikuar pėr tė drejtat e njeriut/fėmijės gjatė vitit 2005 ėshtė mbajtur punėtoria katėrditore nė temat: Tė mbėshtesim tė drejtat e fėmijės pėrmes edukimit, artit dhe medias SCRIM dhe Parandalimi i punėve tė rrezikshme tė fėmijėve.
Nė partneritet me UNICEF-in, ILO-n, IPEC-un janė mbajtur trajnime njėditore pėr 50 grupe (601 pjesėmarrės) tė mėsimdhėnėsve kėshilltarė pėr tė drejtat e fėmijės. Kėto trajnime janė mbajtur pėr njė periudhė prej 30 ditėsh, me temat: Parandalimi i punėve tė rrezikshme qė kryhen nga fėmijėt dhe Tė mbėshtesim tė drejtat e fėmijės pėrmes edukimit, artit dhe medias.
Nė proces tė aftėsimit pėr kėshilltarė pėr tė drejtat e fėmijės janė edhe 50 grupe me mbi 1200 mėsimdhėnės, tė cilit nė seminaret gjashtėditore do tė aftėsohen pėr kėshilltarė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijės, pėr parandalimin e punės sė rrezikshme pėr fėmijėt, dhe pėr mbėshtetje tė tė drejtave tė fėmijės pėrmes edukimit, artit dhe medias.
Janė hartuar dokumente tė rėndėsishme pėr kėshilltarė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijės: udhėzime pėr formimin e Komiteteve shkollore pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijės, si dhe programi pėr aftėsimin e trajnerėve dhe tė kėshilltarėve pėr tė drejtat e fėmijės (kėto dokumente janė shkruar nė gjuhėn shqipe, serbe-boshnjake dhe turke).
Janė formuar mbi 500 Komitete shkollore pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijės.
Ėshtė hartuar kurrikuli pėr lėndėn ”Tė drejtat e fėmijės dhe etika e mėsimdhėnėsit”.
Ėshtė organizuar njė vlerėsim i shpejtė nė temėn: Dhuna familjare mbi fėmijėt e shkollės fillore.
Gjatė vitit 2004 pėr 11 muaj ėshtė monitoruar shtypi ditor. Monitorimi ka pas tė bėjė me trajtimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė fėmijės nė shtypin ditor.
Gjatė vitit 2005 dhe nė vitin 2006 janė bėrė / po bėhen pėrgatitjet pėr hartimin e strategjisė nacionale pėr tė drejtat e fėmijės. Lidhur me kėtė janė hartuar kėto dokumente: Drafti pėr hartimin e strategjisė (i shkruar nė gjuhėn shqipe, serbe-boshnjake, turke, dhe angleze); Pse duhet hartuar strategjia nacionale e fėmijėve?, dhe disa projekte kėrkimore pėr vlerėsim tė shpejtė tė gjendjes sė tė drejtave tė fėmijės.
Ėshtė pėrmirėsuar gjendja e tė drejtave tė fėmijės nė arsimin fillor dhe tė mesėm tė ulėt tė Kosovės (liria mė e madhe e shprehjes; dhuna dukshėm mė e vogėl fizike mbi fėmijė; atraktiviteti mė i madh i mėsimdhėnies; ėshtė rritur shkalla e vendimmarrjes sė fėmijėve nė institucione arsimore; ėshtė shtuar dukshėm shkalla e njohjes sė tė drejtave tė fėmijės nga vetė fėmijėt, etj).

Me njė qasje tė kėtillė sistematike, kemi arritur jo vetėm tė realizojmė pjesėn dėrrmuese tė objektivave por edhe mbi 80% tė projektit. Kėsisoj, deri nė pėrfundimin e projektit do tė krijohet njė bazė solide pėr promovimin e tė drejtave tė fėmijės pėrmes edukimit.
 

Synimi

Synimi ynė me kėtė projekt ėshtė qė Kosova tė jetė shembull pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijės pėr rajonin e Ballkanit. Kuptohet, kėtė nuk e bėjmė me qėllim gare, por me qėllim tė krijimit tė njė shoqėrie miqėsore pėr fėmijėt e Kosovės, nė mėnyrė qė tė gjithė fėmijėt e Kosovės, pavarėsisht nga prejardhja e tyre etnike, fetare, gjinore, sociale e ēfarėdo prejardhjeje tjetėr, tė jenė dhe tė rriten tė lumtur, me pėrkujdesje e dashuri, si dhe tė zhvillohen deri te kufijtė e skajshėm tė tyre fizik, emocional, social dhe intelektual.

Pėr mė shumė inormacione nė lidhje me Projektin pėr Tė Drejtave tė Fėmijės, klikoni
www.childrights-ks.org

 
  © Copyright 2005-2006 KEC. All Rights Reserved. Design by KEC