Qeverisja dhe Udhėheqja e Shkollės
 
 
Personi kontaktues: Dukagjin Pupovci
 
■ Qėllimi i projektit
 
Qėllim parėsor i  realizimit tė kėtij projekti ėshtė krijimi i kapaciteteve vendore nė lėmin e qeverisjes dhe udhėheqjes sė institucioneve arsimore nė bashkėpunim tė ngushtė me KEDP-nė dhe MASHT-in. 
 
 
■ Pėrshkrimi i projektit
 
Projekti, Qeverisja dhe Udhėheqja e Shkollės ka filluar tė zbatohet nė vitin 2002 dhe ėshtė financuar  dhe vazhdon tė financohet nga Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur-KFOS. Pjesėmarrėsit nė projekt janė zgjedhur nė bazė tė kriterit regjional, gjinor, nivelit tė institucionit arsimor qė pėrfaqėsojnė, moshės etj.
 
 
■ Gjenerata e parė
 
Gjenerata e parė pėrbėhej nga 30 pjesėmarrės me njė strukturė tė pėrfaqėsimit si vijon: 10 drejtorė tė shkollave fillore, 7 drejtorė tė shkollave tė mesme, 5 administratorė tė arsimit tė nivelit komunal, 5 kėshilltarė tė arsimit dhe 3 mėsimdhėnės tė dalluar.
 
Projekti i aftėsimit tė administratorėve tė parė nė Kosovė ėshtė realizuar nga trajnerėt ndėrkombėtarė dhe vendorė. Qė procesi i aftėsimit tė jetė sa mė cilėsor janė pėrkujdesur dy trajnerė ndėrkombėtarė dhe 4 trajnerė vendorė, tė cilėt kanė realizuar 8 module me gjithsej 25 ditė trajnimi (144 orė).
 
Gjenerata e parė e aftėsuar ėshtė certifikuar nė qershor tė vitit 2003 nė solemnitetin e organizuar para pėrfaqėsuesve tė OJQ vendore dhe tė huaja, pėrfaqėsuesve tė  MASHT-it, mjeteve tė informacionit publik dhe tė ftuarve tė tjerė. Procesi i certifikimit ėshtė bėrė me vonesė pėr shkak pritjes sė standardeve tė certifikimit dhe njohjes sė krediteve qė do tė bėhet nga MASHT-i, proces ky qė nuk ėshtė kryer ende.
 
 
■ Gjenerata e dytė
 
Gjenerata e dytė e administratorėve ka filluar tė aftėsohet mė 20 dhjetor 2003 kur ėshtė realizuar edhe moduli i parė katėrditor "Bazat e udhėheqjes sė shkollės". Numri i pjesėmarrėsve tė zgjedhur nė kėtė gjeneratė ka qenė 30. Prej tyre  4 Zyrtarė tė Zyrave Rajonale Arsimore (ZRA), 2 Drejtorė tė Drejtorive Komunale tė Arsimit (DKA), 7 drejtorė tė shkollave tė mesme, 13 drejtorė tė shkollave fillore, 1 zėvendės-drejtor dhe 3 mėsimdhėnės tė dalluar.
Procesi i certifikimit tė gjeneratės sė dytė tė administratorėve tė aftėsuar ka pėrfunduar nė qershor tė vitit 2005.
 
■ Gjenerata e tretė
 
Gjenerata e tretė e administratorėve ka gjithsej 30 pjesėmarrės tė zgjedhur, dhe ka filluar tė aftėsohet mė 1 tetor 2005. Pas pėrfundimit tė 9 moduleve me gjithsej 132 orė, janė certifikuar me certifikatė pėr pjesėmarrje 27 pjesėmarrės nga tė gjitha qytetet e Kosovės, ku si kriter pėr certifikim nė kėtė program trajnimi ishte vijimi i tė paktėn 80% tė seminareve tė mbajtura dhe pjesėmarrja nė tė paktėn 2 takime gjysmėditore. Tė gjitha seminaret u mbajtėn nė periudhėn tetor 2005 - mars 2006 nė Prishtinė.
 
Gjatė muajit prill do tė fillohet me procedurėn e aplikimit pėr kandidatėt e interesuar pėr trajner tė programit, dhe certifikimi pėr trajner bėhet nė bazė tė punimeve tė pavarura tė kryera nga pjesėmarrėsit dhe tė rezultateve tė arritura nė testim.  
 
Intervistat me kandidatėt pėr trajnerė zhvillohen prej 24-28 prill 2006. Certifikimi pėr trajnerė bėhet mė 5 maj 2006.

 

 

 
  © Copyright 2005-2006 KEC. All Rights Reserved. Design by KEC