Gjenerata II e MKLSh-sė nė Kosovė (2001/02)

Trajnimi i 150 mėsimdhėnėsve tė shkollave fillore dhe tė mesme nė Gjakovė, Prizren, Prishtinė, Ferizaj dhe Gjilan
Trajnimi i 200 mėsimdhėnėsve nė kuadėr tė programit “Tė nxėnit ndėrveprues”
Certifikimi i 18 trajnerėve tė Programit tė MKLSh-sė nga profesorėt ndėrkombėtarė
Prezantimi i disa strategjive dhe teknikave tė MKLSh-sė pėr 40 punonjės tė porsazgjedhur tė MASHT-it
Trajnimi nė kuadėr tė programit tė MKLSh-sė pėr 24 mėsimdhėnės dhe drejtorė tė shkollave fillore qė i pėrkasin Programit tė Arsimit Cilėsor tė implementuar nga KEC
Trajnimi nė baza vullnetare i 32 mėsimdhėnėsve tė sh. f.“Lekė Dukagjini” nė Prizren
Organizimi i kursit tė MKLSh-sė pėr 26 studentė nė kuadėr tė UVP 2002
Themelimi i 5 bordeve lokale pėr certifikim tė mėsimdhėnėsve tė MKLSh-sė nė Prishtinė, Gjakovė, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan  
 
Zbatimi me sukses i teknikave dhe strategjive tė programit tė MKLSh-sė nė kushtet tona me kurikulat ekzistuese, bėri qė programi i MKLSh-sė tė pėrhapet me tė shpejtė dhe tė rritet numri i tė interesuarve pėr tė marrė pjesė nė trajnim. Kėshtu gjatė vitit tė dytė u trajnuan 350 mėsimdhėnės tė niveleve tė ndryshme, 200 prej tė cilėve ishin vijues tė programit tė nxėnit ndėrveprues qė u organizua nė 10 shkollat pilot tė caktuara nga UNICEF-i. Trajnimi i njė numri kaq tė madh tė mėsimdhėnėsve u bė i mundshėm falė bashkėpunimit tė KEC me Shoqatėn Shqiptare tė Leximit, e cila dispononte me numėr solid tė trajnerėve tė certifikuar tė programit tė MKLSh-sė.

Nė kėtė periudhė, profesorė nga ShBA dhe Shqipėria monitoruan mėsimdhėnėsit e trajnuar tė gjeneratės sė parė gjatė udhėheqjes sė trajnimeve pėr kolegėt e tyre dhe nė bazė tė standardeve tė programit certifikuan 18 prej tyre trajnerė tė programit tė MKLSh-sė. Nė kėtė mėnyrė u krijuan kushtet pėr pėrhapjen cilėsore tė programit tė MKLSh- sė nė Kosovė. Si rezultat i kėsaj, trajnerėt kosovarė prezantuan disa strategji dhe teknika tė MKLSh-sė pėr 40 punonjės tė porsazgjedhur tė MASHT-it dhe udhėhoqėn trajnimin e plotė pėr 24 mėsimdhėnės dhe drejtorė tė shkollave fillore qė i pėrkasin Programit tė Arsimit Cilėsor tė implementuar nga KEC.

Drejtoria e Sh. F. “Lekė Dukagjini” nė Prizren, duke parė se vetėm njė numėr shumė i vogėl i mėsimdhėnėsve tė interesuar tė kėsaj shkolle janė pėrfshirė nė trajnime, ndėrsa shumė tė tjerė nuk kishin gjasa tė mėdha pėr t’u pėrfshirė nė trajnim, vendosi tė organizojė trajnimin nė bazė shkolle pėr 32 mėsimdhėnės. Trajnimi u realizua nė baza vullnetare, dhe KEC pėr tė pėrkrahur njė nismė tė tillė, dhuroi udhėzuesit 1-8 pėr secilin pjesėmarrės nė trajnim.

Gjatė vitit 2002, pėr herė tė parė nė Kosovė, organizohet kursi i MKLSh-sė pėr studentė nė kuadėr tė Universitetit Veror tė Prishtinės 2002. Nė kėtė kurs morėn pjesė 26 studentė dhe mėsimdhėnės nga Kosova, Spanja, Holanda, Sllovenia, Kroacia dhe Shqipėria. Kursin e udhėhoqėn profesori Howard Mould nga Australia, nė bashkėpunim me koordinatoren e programit Melinda Mulėn.

Pėr tė pasur njė menaxhim sa mė cilėsor tė programit, KEC ka themeluar 5 Borde Lokale tė Programit tė MKLSH nė Gjakovė, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinė, tė cilat merren me pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr trajnim, monitorimin dhe kėshillimin e tyre. Po ashtu Bordet Lokale vendosin pėr certifikimin e nivelit tė dytė si mėsimdhėnės i MKLSh.
 
  © Copyright 2005-2006 KEC. All Rights Reserved. Design by KEC