Konferenca Ndėrkombėtare "Shoqėria Civile
dhe Pjesėmarrje nė
Arsim”
■ 09/07/2008
Qendra
pėr Arsim e Kosovės (KEC), nė bashkėpunim me
Sindikatėn e Bashkuar tė Arsimit, Shkencės
dhe Kulturės (SBAShK), Shoqatėn Kosovare pėr
tė Drejtat e Njeriut dhe Fėmijės (KAHCR) dhe
Shoqatėn Ndėrkombėtare Hap pas Hapi (Step by
Step) po zbaton projektin “Shoqėria Civile
pėr Pjesėmarrje tė Shtuar nė Arsim”.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.
Qėllimi i projektit ėshtė: tė mobilizohen
burimet lokale pėr rritjen e pjesėmarrjes sė
fėmijėve nga grupet e margjinalizuara nė
arsimin parashkollor dhe tė obligueshėm,
pėrmes forcimit tė kapacitetit tė shoqėrisė
civile pėr t’u angazhuar nė bashkėpunim me
prindėrit, shkollat, autoritetet lokale dhe
qendrore.
Nė kuadėr tė projektit, me datėn 08 korrik
2008, nė hotel "Grand" u mbajt Konferenca
Ndėrkombėtare "Shoqėria Civile dhe
Pjesėmarrja nė Arsim". Nė kėtė Konferencė
ishin tė pranishėm mė se 150 pjesėmarrės nga
Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Bulgaria,
Kroacia, Sllovenia dhe Sllovakia. Nė
sesionin e pasditės u punua nė grupe, dhe u
trajtuan tri ēėshtje tė rėndėsishme tė cilat
i kontrobujonė rritjes sė pjesėmarrjes nė
arsim. Nė fund u dhanė edhe
rekomandimet tė cilat do ta ndihmojnė
avancimin e sistemit tė arsimit nė Kosovė.
......................................
Monitorimi i implementimit tė Strategjisė
pėr integrimin
e komuniteteve RAE nė arsim
■ 29/04/2008
Me
pėrkrahjen e Fonacionit Kosovar pėr Shoqėri
tė Hapur (KFOS), dhe si rezultat i
marrėveshjes me MASHT, kėtė vit filloi edhe
projekti pėr monitorimin e implementimit tė
Strategjisė pėr integrimin e komuniteteve
RAE nė arsim, tė aprovuar vitin e kaluar nga
MASHT. Qėllimi i kėtij projekti ėshtė tė
hartohet njė kornizė pėr monitorimin e kėsaj
strategjie, si dhe tė angazhohet shoqėria
civile tė pėrcjellė pėr sė afėrmi zhvillimet
nė kėtė fushė.
Qendra
pėr Arsim e Kosovės e ka rolin udhėheqės dhe
mbikėqyrės tė kėtij procesi. Nė vazhdėn e
aktiviteteve tė kėtij projekti, mė 24-27
prill nė Strugė, u mbajt punėtoria pėr
hartimin e kornizės sė monitorimit pėr
Strategjinė e komuniteteve rom, ashkali dhe
egjiptian – komponenta e edukimit.
Nė
punėtori morėn pjesė 26 pjesėmarrės, shumica
nga ta ishin pjesėtarė tė komuniteteve.
Rezultat i kėsaj pune ėshtė drafti i parė i
kornizės sė monitorimit tė Strategjisė.
Planifikohet qė gjatė muajit maj tė mbahet
edhe njė punėtori nė Prishtinė, me qėllim,
rishikimin e kėtij drafti, dhe finalizimin e
tij.
......................................
Mendimi
Kritik gjatė Leximit dhe Shkrimit
■ 04/02/2008
Nė
kuadėr tė MKLSh-sė ėshtė duke u mbajtur
seminari i pestė me pėrfaqėsues tė MASHT,
KEC dhe disa mėsimdhėnės tė Shkollės Fillore
“Zenel Hajdini” nė Prishtinė. Trajnimi ėshtė
duke shkuar mjaft mirė. Nga fletė vlerėsimet
e seminareve tė kaluara shihet se
pjesėmarrėsit kanė qenė shumė tė kėnaqur me
materialet e prezantuara. Ky trajnim
do te zgjatė deri me 6 shkurt. Nė muajin e
ardhshėm do tė vazhdohet me seminaret tjera
me kėtė grup.
......................................
Shoqėria civile pėr pjesėmarrje tė shtuar nė
arsim”
■ 20/11/2007
Qendra
pėr Arsim e Kosovės (KEC) nė bashkėpunim me
Sindikatėn e Bashkuar tė Arsimit, Shkencės
dhe Kulturės sė Kosovės (SBASHK), Shoqatėn
Kosovare pėr tė Drejtat e Njeriut dhe
Fėmijės (KAHCR) dhe Organizatėn
Ndėrkombėtare Hap pas Hapi (ISSA) po
vazhdojnė implementimin e projektit
''Shoqėria civile pėr pjesėmarrje tė shtuar
nė arsim” financuar nga Agjencioni Evropian
pėr Rindėrtim (EAR).
Ky projekt synon ndėrtimin e rrjetit nė
fushėn e Edukimit nė mes tė OJQ- ve lokale,
me qėllim tė angazhimit tė shtuar pėr
rritjen e pjesėmarrjes nė arsim. Kjo do tė
bėhet me forcimin e kapaciteteve tė OJQ-ve
lokale, KEC, SBASHK dhe KAHCR qė tė
angazhohen nė shtimin e bashkėpunimit me
prindėrit, shkollat, autoritet lokale dhe
qendrore.
Nė kuadėr tė projektit ėshtė themeluar grupi
punues pėr hartimin e politikave. Ky grup
ėshtė me pėrbėrje tė gjerė, sepse pėrveē
partnerėve nė implementim, nė kėtė grup
marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e
institucioneve tė Kosovės - Ministria e
Punės dhe Mirėqenies Sociale (MPMS),
Ministria e Arsimit, Shkencės dhe
Teknologjisė (MASHT) dhe Asociacion i
Komunave tė Kosovės (AKK). Ky grup punues i
ndarė nė dy nėngrupe do tė bėjė dy vizita
studimore, njėra nė Kroaci dhe tjetrėn nė
Slloveni. Vizitat organizohen me qėllim qė
tė njihen eksperiencat e kėtyre dy vendeve
nė hartimin e politikave arsimore,
veēanėrisht ato qė kanė tė bėjnė me
pėrfshirjen e grupeve tė pafavorizuara nė
arsimim.
Pas kėtyre vizitave planifikohet tė mbahet
njė punėtori pėr hartimin e politikave.
Vizita nė Slloveni do tė bėhet nė datat 18 -
21 nėntor 2007, ndėrsa nė Kroaci prej 19 -
22 nėntor
......................................
Mendimi
Kritik gjatė Leximit dhe Shkrimit
■ 27/08/2007
Mė
27-28 gusht 2007 nė lokalet e KEC ka filluar
seminari i dytė “Zhvillimi kognitiv i
fėmijėve” nė kuadėr tė Programit tė MKLSh-sė.
Ky seminar ėshtė vazhdim i seminarit tė parė
tė mbajtur gjatė muajit qershor. Nė kėtė
seminar marrin pjesė 36 mėsimdhėnės tė
shkollave tė ndryshme tė Prishtinės. I
njėjti seminar do tė mbahet mė 30-31 shtator
nė 9 qendra tė Kosovės: 2 grupe nė Prizren,
Gjakovė, Klinė, Mitrovicė, Gjilan, Suharekė,
nė Drenas dhe nė Sh. f. “M. Bajraktari” nė
Prishtinė.
Gjatė 29-31 gusht do tė mbahet nė lokalet e
Qendrės Didaktike nė Gjakovė seminari i 3 & 4 nė kuadėr tė
MKLSh-sė pėr mėsimdhėnėsit e shkollave “M.
Kėpuska” dhe “F. Agani” tė Gjakovės.
......................................
Strategjia e Arsimit parauniversitar
■ 03/07/2007
Me datėn 29
qershor nė hotel Grand u bė prezantimi
publik i Strategjisė pėr zhvillimin e
arsimit parauniversitar nė Kosovė 2007 –
2017.
Procesi i hartimit tė kėsaj
Strategjie ka filluar nė
korrik 2005 dhe ka vazhduar
deri nė dhjetor 2006. Gjatė kėsaj kohe rreth
100 ekspertė, punėtorė arsimi dhe
pėrfaqėsues tė palėve me interes morėn pjesė
nė procesin e zhvillimit tė Strategjisė, dhe
pėrcaktuan vizionin ‘arsimor’ pėr Kosovėn,
misionin dhe objektivat strategjike tė
sistemit e tė institucioneve arsimore pėr
arritjen e kėtij vizioni, si dhe planifikuan
masa konkrete pėr jetėsimin e tė gjitha
kėtyre brenda mundėsive reale tė Kosovės nė
periudhėn prej vitit 2007 deri nė vitin
2017. Qendrės
pėr Arsim tė Kosovės (KEC) iu besua detyra e
agjencisė implementuese nė procesin e
zhvillimit tė Strategjisė.
......................................
Shoqėria civile pėr pjesėmarrje tė shtuar nė
arsim”
■ 18/06/2007
Prishtinė, mė 18 qershor 2007. – Sot
ėshtė nisur pėr nė Strugė njė grup prej 20
pėrfaqėsuesish tė Sindikatės sė Bashkuar tė
Arsimit, Shkencės dhe Kulturės (SBASHK) dhe
Shoqatės Kosovare pėr tė Drejtat e Njedriut
dhe Fėmijės (KAHCR) pėr tė marrė pjesė nė
trajnimin 5-ditor qė realizohet nė kuadėr tė
projektit “Shoqėria Civile pėr shtimin e
pjesėmarrjes nė arsim” menaxhuar nga Qendra
pėr Arsim e Kosovės (KEC), me financimin e
Komisionit Evropian. Trajnimi i kushtohet
planifikimit strategjik, monitorimit dhe
vlerėsimit dhe do tė realizohet nga trajnerė
kosovarė dhe ndėrkombėtarė.
Qėllimi i Projektit ėshtė rritja e
pjesėmarrjes nė arsimin e detyruar pėrmes
partneritetit nė mes tė tri organizatave
kosovare - KEC, SBASHK dhe KAHCR, gjė qė
mendohet tė arrihet pėrmes ndėrtimit tė
kapacitetit tė tyre pėr t’u marrė me
problemet e mosvijimit tė shkollimit. Me tė
pėrfunduar tė trajnimeve bazike, parashihet
qė tri organizatat tė veprojnė bashkė pėr
zhvillimin e politikave dhe mobilizimin e
mėsimdhėnėsve dhe prindėrve pėr minimizimin
e dukurisė sė mosvijimit tė mėsimit, duke
ndėrtuar kėshtu rrjetin e parė i
organizatave joqeveritare kosovare qė vepron
nė fushėn e arsimit. Partneri ndėrkombėtar
nė kėtė projekt ėshtė Shoqata Ndėrkombėtare
“Hap pas Hapi” (ISSA) me seli nė Budapest.
......................................
Edukimi, themelimi dhe monitorimi i
strukturave qė luftojnė korrupsionin
■ 05/06/2007
Mė
30-31 maj 2007 nė sallėn e Kuvendit Komunal
nė Prizren ėshtė mbajtur trajnimi me titull
“Edukimi, themelimi dhe monitorimi i
strukturave qė luftojnė korrupsionin”. Nė
kėtė trajnim morėn pjesė 38 pėrfaqėsues tė
Kuvendit Komunal tė Prizrenit, drejtorė
shkollash, pėrfaqėsues tė OJQ, pėrfaqėsues
tė institucioneve qendrore, si dhe
pėrfaqėsues tė mediave. Trajnimi u zhvillua
nė njė atmosferė tė jashtėzakonshme.
Pjesėmarrėsit ishin shumė tė pėrgatitur, gjė
qė bėri qė trajnerėt gjithmonė tė jenė tė
detyruar tė zgjasin seancat e trajnimit.
Vėrtetė, trajnimi nė Prizren ishte i njė
cilėsie tė lartė, falė bashkėpunimit tė mirė
tė pjesėmarrėsve dhe trajnerėve. Numri prej
36 pjesėmarrėsve tė rregullt dhe prezenca e
vazhdueshme e mediave bėnė qė trajnimi nė
Prizren tė jetė mė i suksesshmi qė nga
fillimi i zbatimit tė programit tė tillė tė
trajnimit nė Kosovė. Pyetjet dhe komentet e
pjesėmarrėsve ishin tė qėlluara dhe nė
funksion tė sensibilizimit tė qytetarėve pėr
nevojėn e domosdoshme tė parandalimit dhe
luftimit tė korrupsionit nė Kosovė. Nga
trajnimet dolėn dhe rekomandime tė fuqishme,
njėra nga tė cilat ėshtė edhe kėrkesa pėr
ndryshimin e Ligjit kundėr korrupsionit.
Certifikimi i pjesėmarrėsve do tė bėhet mė 6
qershor 2007.
......................................
Edukimi pėr tė drejtėn shoqėrore
■ 05/06/2007
Gjatė
muajit maj, nė tri qendra tė Kosovės:
Ferizaj, Gjilan dhe Pejė, ėshtė mbajtur
trajnimi treditor Edukimi pėr tė Drejtėn
Shoqėrore, organizuar nga Qendra pėr Arsim e
Kosovės.
Nė kėtė trajnim morėn pjesė kryesisht
mėsimdhėnės tė arsimit fillor dhe tė mesėm
nga kėto regjione, si dhe pėrfaqėsues tė
shoqėrisė civile.
Pjesėmarrėsve iu ėshtė prezantuar Moduli i
parė, i cili ka si synim ngritjen e
njohurive pėr paragjykimet, stereotipet,
shtypjet dhe format e shtypjes, mėnyrėn e
krijimit tė tyre si dhe strategjitė pėr
ndryshim tė qėndrimeve dhe sjelljeve, tė
cilat janė krijuar ndaj individėve dhe
grupeve tjera. Pjesėmarrėsit qė kanė ndjekur
Modulin e parė, do tė kenė mundėsinė tė
pėrfshihen edhe nė Modulin e dytė. Sipas
programit, Moduli dy duhet tė mbahet pas 4
muajve distancė.
......................................
Ėshtė mbajtur mbledhja e XI e Bordit
Drejtues tė KEC
■ 20/04/2007
Me 19 prill ėshtė mbajtur mbledhja e XI e
Bordit Drejtues tė KEC. Bordi ka aprovuar
raportin vjetor tė punės pėr vitin 2006, si
dhe planin e punės pėr vitin 2007. Anėtaret
e Bordit janė shprehur tė kėnaqur me
aktivitetin e KEC gjatė periudhės se kaluar
njėvjeēare dhe kanė dhėnė sugjerime konkrete
pėr aktivitete tė reja dhe pėr ngritjen e
cilėsisė se punės nė tė ardhmen.
Kryesues i Bordit Drejtues ėshtė zgjedhur
Bajram Shatri, drejtor i Shtėpisė Botuese
"Libri Shkollor". Bordi Drejtues i ėshtė
falėnderuar kryesuesit tė deritanishėm, Luan
Shllaku pėr udhėheqje 7-vjeēare tė Bordit
Drejtues dhe ka shprehur bindjen se do tė
vazhdojė tė jap kontributin e vet si anėtar
i organit mė tė larte tė qeverisjes nė KEC.
......................................
Pėrfundoi hartimi i Strategjisė Nacionale
pėr Integrimin e komunitetit RAE nė Kosovė -
komponenta e edukimit"
■ 03/04/2007
Qendra pėr Arsim e Kosovės (KEC) ėshtė
angazhuar pėr ofrimin e asistencės teknike
nė procesin e hartimit tė Strategjisė pėr
pėrfshirjen e komunitetit RAE nė Kosovė, nė
fushėn e edukimit.
Grupi i punės pėr Komponentėn e Edukimit, i
menaxhuar nga KEC, pas njė pune intensive
tremujore ka hartuar draftin e parė tė
strategjisė pėr edukim. Drafti i kėtij
dokumenti do tė jetė nė diskutim publik deri
mė 30 prill 2007. Tė gjitha palėt e
interesuara do tė kenė mundėsinė pėr dhėnien
e vėrejtjeve dhe sugjerime.
Kjo komponente e strategjisė do tė jetė
pjesė e Strategjisė Nacionale pėr Integrimin
e Komunitetit RAE nė Kosovė dhe strategjive
tjera arsimore tė Kosovės.
......................................
Vazhdojnė trajnimet nė kuadėr tė Programit
"Edukimi kundėr korrupsionit”
■ 03/04/2007
Me 7, 14-15 prill do tė organizohet trajnimi
me mėsimdhėnės tė komunės sė Prizrenit,
ndėrsa me datėn 14 do tė mbahet trajnimi nė
Gjilan. Pjesa e dytė e trajnimit nė Gjilan
do tė mbahet me datat 21-22 prill.
■ 20/03/2007
Me datat 17-18 mars 2007 u
mbajtėn trajnimet nė Prishtinė dhe Istog, nė
kuadėr tė Programit
"Edukimi kundėr korrupsionit". Nė kėto
trajnime morrėn pjesė mėsimdhėnės tė lėndėve
shoqėrore. Nė Istog kishte 22 pjesėmarrės,
ndėrsa nė Prishtinė 31 pjesėmarrės. Gjatė
kėtij muaji dhe gjatė muajit prill, kėta
mėsimdhėnės do tė monitorohen nėpėr klasat e
tyre. Me datėn
16 prill 2007, do tė bėhet
certifikimi i tyre.
■ 14/02/2007
Nė kuadėr tė Programit "Edukimi kundėr
korrupsionit" do tė mbahen trajnimet nė
Shtime, mė 24 shkurt dhe 3-4 mars, ndėrsa nė
Prishtinė dhe Istog do tė mbahen mė 10 dhe
17-18 mars 2007. Nė kėto trajnime do tė
marrin pjesė mėsimdhėnės tė lėndėve
shoqėrore, tė cilėt do tė aftėsohen pėr
pėrfshirjen e idesė sė luftės kundėr
korrupsionit nė kurikulin e lėndėve tė tyre.
■ 09/02/2007
Nė kuadėr tė Programit EKK
mė datėn 10, 17-18 shkurt do tė mbahet
trajnimi me 35 mėsimdhėnės tė Komunės sė
Podujevės. Pjesėmarrėsit u pėrzgjodhėn nga
DKA i Podujevės dhe ata kryesisht janė
mėsimdhėnės tė lėndėve shoqėrore tė
Gjimnazit, SHME dhe disa mėsimdhėnės tė
shkollave fillore nga Podujeva dhe rrethina.
Po ashtu i njėjti seminar do tė mbahet
lokalet e Qendrės Didaktike nė Gjakovė mė
17, 24-25 shkurt.
■ 23/01/2007
Mė 27 janar dhe 03-04 shkurt
do tė mbahen dy trajnime treditore nė
Suharekė dhe Mitrovicė nė kuadėr tė
Programit “ Edukimi kundėr Korrupsionit”.
Pjesėmarrėsit nė kėtė trajnim do tė jenė
mėsimdhėnės tė shkollave fillore dhe tė
mesme, tė cilėt japin mėsim nė lėndėt
shoqėrore.
......................................
Edukimi, themelimi dhe monitorimi i
strukturave qė luftojnė korrupsionin
■ 03/04/2007
Nė kuadėr tė Projektit “Edukimi, themelimi
dhe monitorimi i strukturave qė luftojnė
korrupsionin” ėshtė paraparė gjatė qė me 4-5
prill tė mbahet trajnimi ne Mitrovicė.
Ndėrsa me 18-19 prill do tė mbahet trajnimi
nė Suharekė.
■ 23/01/2007
Mė 31 janar dhe 01 shkurt do tė mbahet
trajnimi i parė nė Gjilan nė kuadėr tė
Projektit “Edukimi, themelimi dhe monitorimi
i strukturave qė luftojnė korrupsionin”, i
cili ėshtė bashkėpunim i KEC, AAK (Agjensionit
Anti-korrupsion) dhe ATRC. Me
26 janar 2007 do tė mbahet tryeza e
rrumbullakėt nė Deēan nė kuadėr tė tė
njėjtit program.
......................................
Mendimi
Kritik gjatė Leximit dhe Shkrimit
■
23/01/2007
Mė 27-28 janar 2007 do tė mbahet seminari i
tretė me mėsimdhėnėsit e gjimnazit "Xhevdet
Doda"
Seminari organizohet nė kuadėr tė programit tė Mendimi
Kritik gjatė Leximit dhe Shkrimit (MKLSh).
......................................
U
mbajt punėtoria e dytė pėr hartimin e
Strategjisė Nacionale pėr Integrimin e
komunitetit RAE nė Kosovė - komponenta e
edukimit"
■ 22/01/2007
Me datėn 18-19 janar 2007, nė lokalet e KEC u
mbajt punėtoria e dytė pėr hartimin e
Strategjisė pėr integrimin e komuniteteve
RAE nė Kosovė - komponenta e edukimit. Grupi
i punės, gjatė kėsaj punėtorie hartoi masat
e Strategjisė.
Me datėn 01 shkurt do tė mbahet punėtoria e
tretė, nė tė cilėn do tė bėhėt prezantimi i
masave, diskutimi dhe plotėsimi i tyre.
......................................