Hap pas hapi
 
Personi kontaktues: Hana Zylfiu-Haziri
 
■ Hap pas hapi nė nivel ndėrkombėtar

Rrjeti i Fondacionit SOROS dhe Children's Resources International krijuan programin Hap pas hapi nė vitin 1994, i cili filloi zhvillimin e tij nė shumė shtete nė transicion. Deri mė sot, programi Hap pas hapi aplikohet nė 31 shtete .Tė gjitha kėto shtete nė vitin 1999 themeluan asociacionin ndėrkombėtar Step by Step (ISSA) http://www.issa.nl, me seli ne Budapest, Hungari.
Hap pas hapi ėshtė program edukativ, i cili filloi si metodologji parashkollore, mirėpo tani i qaset tė gjitha niveleve shkollore: institucioneve parashkollore, klasave parafillore nė kuadėr tė shkollave fillore, shkollave fillore, dhe arsimimit tė mėsimdhėnėsve.
 
 
Ky program pėrkrah:

►Individualizimin nė mėsimdhėnie, pėr ta arritur potencialin pėr zhvillim tė plotė te ēdo individi nė aspektin psiko-social, fizik dhe shoqėror, duke e respektuar mėnyrėn e tė nxėnit, temperamentin dhe interesimet e fėmijės.
►Tė nxėnit aktiv dhe bashkėveprues (puna nė grupe dhe ēifte)
►Zhvillimin e pavarėsimit tė fėmijės, ndjenjėn e pėrgjegjėsisė, respektit ndaj vetvetes dhe vetėbesimit.
►Planifikimin tematik pėr punė edukative
►Motivacionin dhe frymėzimin e ambientit ku mėsohet, duke pėrfshirė kėtu edhe materialet dhe mjetet pėr mėsim
►Bashkėpunimi me anėtarėt e familjes dhe rrethin (komunitetin)
►Pėrfshirja e fėmijėve me nevoja tė veēanta nė punė educative


■ Hap pas hapi nė Kosovė

Objektivat e Programit

►Ngritja e kapacitetit dhe qėndrueshmėrisė sė rrjetit tė trajnerėve dhe mentorėve.
►Krijimi i rrjetit tė komunitetit, mėsuesve, institucioneve parashkollore dhe shkollave tė programit Hap pas hapi.
►Pėrkrahje efektive e MASHT-it pėr zhvillimin e politikave pėr fėmijėrinė e hershme.
►Forcimi i kapacitetit drejtues tė ekipit tė programit Hap pas hapi.
►Ngritja e kualitetit tė punės nė klasat e programit Hap pas hapit.
►Pjesėmarrja e minoriteteve nė trajnimet e programit Hap pas hapi.
►Zgjerimi i rrjetit tė klasave tė programit Hap pas hapi nė klasat parafillore
►Zgjerim i rrjetit tė klasave tė programit Hap pas hapi nė shkolla fillore
►Bashkėpunimi me familjet dhe rrethin nė procesin e edukimit
►Trajnime dhe punėtori tė vazhdueshme
►Monitorimi i klasave tė cilat punojnė me metodologjinė Hap pas hapit
►Krijimi i rrjetit tė institucioneve tė cilat punojnė me metodologjinė Hap pas hapi
►Bashkėpunimi me institucione dhe organizata tė tjera nė fushėn e edukimit

Aktivitetet dhe tė arriturat e programit

Nė Kosovė programi Hap pas hapi filloi nė vitin 1997. Nė mars tė vitit 2002 programi Hap pas hapi u transferua nga Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur (KFOS) nė Qendrėn pėr Arsim tė Kosovės. Ky program bashkėpunon me shumė organizata siē janė: UNICEF, Save the Children, IRCCRC, Feed the Children, ABS, Diakonia, SOS Kinderdorf, Caritas, Every Child dhe AGEF.

Sivjet programi Hap pas hapi zhvillohet nė 34 institucione parashkollore me 269 dhoma pune (duke pėrfshirė grup moshat 0-3 vjet dhe 3-6 vjet), 514 klasa parafillore nė kuadėr tė shkollave fillore dhe 13 shkolla fillore me 54 klasa, ku punojnė 102 paralele. Tė gjitha kėto klasa janė tė pajisura me inventar sipas standardeve tė programit. Nė mesin e klasave parafillore, 10 prej tyre janė klasė tė minoriteteve (romė, boshnjakė, turq), si dhe dy kopshte qė punojnė me fėmijė serb nė veri tė Mitrovicės.

Janė themeluar tri qendra trajnimi nė Kosovė: nė Prishtinė, Pejė dhe Prizren. Nė kėto qendra mbahen rregullisht seminare tė ndryshme pėr personelin arsimor dhe mbledhje pėr prindėr. Programi ka arritur tė organizojė trajnime fillestare dhe tė avancuara pėr mėsimdhėnės nga e tėrė Kosova. Deri me sot rreth 3000 mėsimdhėnės dhe edukatorė janė trajnuar pėr metodologjinė Hap pas hapi pėr nivele tė ndryshme.

Nė Kosovė pjesėmarrja e fėmijėve nė edukim nė fėmijėrinė e hershme ėshtė jashtėzakonisht e ulėt, krahasuar me vendet nė Rajon. Varfėria dhe kushtet e pėrgjithshme dėshpėruese kanė bėrė qė fėmijėt e kėsaj moshe tė mbesin nė shtėpi me nėnat e tyre ose anėtarėt e tjerė tė familjes. Megjithėkėtė, programi Hap pas hapi u kyē me sukses nė klasat parashkollore, nė tė cilat zakonisht fėmijėve u imponohej disiplinė e rreptė nė klasat e hirta, tė cilat nuk ishin aspak tėrheqėse pėr fėmijėt. Programi Hap pas hapi, duke iniciuar reforma nė sistemin shkollor qė nga fillimi i hershėm i edukimit, nxiti rritjen e vetėdijes pėr nevojėn e reformimit tė sistemit shkollor pėr ta ndėrtuar njė shoqėri tė suksesshme, demokratike dhe tolerante pėr tė ardhmen. Duke synuar ta vejė kriterin e rritjes sė individėve tė lirė pėr tė ardhmen, ai e formon njė sistem tė arsimit, i cili drejtpėrdrejt i kontribuon zhvillimit tė njė shoqėrie tė shėndoshė civile, tė njė rritjeje efikase dhe pėrmirėsimit tė tendencave pozitive nė shoqėrinė kosovare.

              

 
 
  © Copyright 2005-2006 KEC. All Rights Reserved. Design by KEC