Edukimi kundėr Korrupsionit (EKK)

 

 

Personi kontaktues: Melinda Mula

     

Pėrshkrimi i programit

Programi “Edukimi kundėr korrupsionit- EKK“ ėshtė nismė e Institutit pėr Shoqėri tė Hapur nė New York dhe Konsorciumit Ndėrkombėtar tė Programit “Mendimi Kritik gjatė Leximit dhe Shkrimit- MKLSh“. Programi ėshtė duke u implementuar nė 7 vende tė Evropės dhe Azisė. Nė Kosovė, qė nga viti 2006, ky program implementohet nga Qendra pėr Arsim e Kosovės - KEC.

Projekti synon rritjen e vetėdijės sė qytetarėve mbi korrupsionin dhe mėnyrat e luftimit tė tij pėrmes aftėsimit tė mėsimdhėnėsve pėr tė pėrfshirė idenė e luftės kundėr korrupsionit nė kurrikulumin shkollor. Nė kuadėr tė kėtij projekti do tė inicohen aktivitete tė ndryshme, tė cilat do t'i kontribuojnė instalimit tė mekanizmave kundėr korrupsionit nė institucionet shkollore.

Synimi

Reduktimi i praktikave korruptive nė shoqėri pėrmes promovimit tė qytetarisė aktive dhe mobilizimit tė qytetarėve kundėr korrupsionit.

Qėllimi

Rritja e vetėdijes sė qytetarėve pėr korrupsionin dhe mėnyrat e luftimit tė tij.


Programi EKK aftėson pjesėmarrėsit:

Tė identifikojnė format e ndryshme tė paraqitjes sė korrupsionit nė shoqėri, si dhe strategjitė pėr luftimin e tij.

Tė pėrfshijnė idenė e luftės kundėr korrupsionit nė kurrikulin e tyre mėsimor.

Tė krijojnė klasa qė nxisin diskutim tė hapur dhe tė pėrgjegjshėm, qė i kontribuojnė vetėdijesimit tė nxėnėsve pėr ndikimin e korrupsionit nė pengimin e zhvillimit tė shoqėrive demokratike.

Tė krijojnė njė mjedis tė pėrshtatshėm nė klasė pėrmes pėrdorimit tė teknikave tė shumėllojshme e tė efektshme, tė cilat ndihmojnė nxėnėsit nė procesin e pėrvetėsimit tė njohurive pėr tė mos rėnė pre e dukurive korruptive.

Tė organizojnė aktivitete ekstra-kurrikulare me nxėnės pėr sensibilizimin e opinionit publik.

Tė bėhen burim pėrvoje dhe njohurish pėr mėsimdhėnėsit e tjerė.


Struktura e programit

Programi organizohet nė formė tė seminarit treditor. Pas pėrfundimit tė seminarit pjesėmarrėsit monitorohen nė klasat e tyre dhe certifikohen pėr pjesėmarrje. Programi ka 25 orė.

Programi pėr pėrgatitjen e trajnerėve zgjat 3 ditė trajnim, ku pjesėmarrėsit aftėsohen pėr punė me tė rritur dhe pėrhapjen (mbajtjen) e trajnimit pėr kolegėt e tyre.


Disa nga tė arriturat e deritanishme:


Trajnimi i 250 mėsimdhėnėsve nė 7 regjionet e Kosovės

Certifikimi i 19 trajnerėve tė programit

Publikimi i fletėpalosjeve
 


        
 
  © Copyright 2005-2006 KEC. All Rights Reserved. Design by KEC